Bushi: Po luajmë me kundërshtarë dy vjet më të mëdhenj, ka lojtarë premtues për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 11:33

Bushi: Po luajmë me kundërshtarë dy vjet më të mëdhenj, ka lojtarë premtues për Kombëtaren

Tre pikët e para në kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve e kanë entuziazmuar trajnerin Alban Bushi. Edhe pse në dy takimet e para Kombëtarja Shpresa ka qënë dominuese ndaj kundërshtarit, fati nuk ka qënë me ta.

Bushi interviste

Një një prononcim për “Supersport”, Bushi ka treguar se skuadra ka në organikë shumë lojtarë premtues për ekipin e parë. Trajnerin e ngroh fakti që pjesa më e madhe e ekipit janë ditëlindja 98’ dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë edhe për edicionin e ardhshëm.

Bushi Kombetarja

Për ndeshjen ndaj Islandës

“E rëndësishme është që kemi krijuar raste, edhe në ndeshjen e parë edhe ndaj Irlandës. Por, ndonjëherë shpërblehesh kur mundohesh dhe krijon raste. Nuk shpërblehesh kot. Për këtë jam edhe më i lumtur, sepse bëm një lojë shumë të mirë, një paraqitje fantastike. Nuk i lamë hapësira kundërshtarëve.

shqiperia

Kundërshtarët i kishim pak të vështirë t’i analizonim përpara ndeshjes, sepse analizuam vetëm një ndeshje të përpara gjashtë muajve me Gjeorgjinë dhe është e vështirë. Menduam që topin ta luanim gjithmonë poshtë, ndryshe nga sa ndodhi në Irlandë, ku provuam topat e gjatë.

Vajti gjithçka mirë. Luajtëm 4-4-2: mesi funksionoi shumë mirë, krahët hapeshin. Jam i kënaqur sepse skuadra u paraqit mirë në lojë dhe kemi shumë lojtarë premtues për ekipin e parë.

Pësimi i 3 golave në goditje standarde

“Tre gola në goditje standarde? Kam gjithë kohën që u kërkoj lojtarëve të mos shkaktojnë faull. Goli i dytë u pësua shumë lehtë. Problemi lindi që në momentin e shkaktimit të faullit. Me Irlandën shkaktuam shumë faulla, sot më pak.

abazaj

Pjesa më e madhe e ekipit është e ditëlindjes 98, pjesa më e madhe janë pjesë e ekipit edhe për edicionin e ardhshëm. Po luajnë me kundërshtarë dy vjet më të mëdhenj. Të tillë ishin islandezët, të cilët janë edhe në mesin e sezonit, por sërish ne e dominuan ndeshjen.”

Motovimi i skuadrës pas humbjes me Irlandën

“Pas analizave gjatë gjithë javës, përpara ndeshjes thuajse nuk u fola fare djemve. U thashë vetëm pak fjalë: ‘Do ta fitoni këtë ndeshje, jeni më të mirë se ata. Islanda nuk ka as Messi dhe as Ronaldo’. Ndihesh krenar që drejton djem të tillë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Natyrshëm që nevojitet edhe kualiteti, të cilin Shqipëria ka nisur ta ketë.”

ndoj

Përgatitjet për ndeshjen e radhës

“4 shtator data fatsjellëse, si me Greqinë? Nuk është e rastësishme kjo datë. Por, tani shpresojmë të muaji tjetër, pasi në Tetor na vjen Islanda në shtëpi. Të shijojmë këtë fitore që arritëm dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"