Fitorja ndaj Ilirisë, Mërgjyshi: Ishim pragmatistë, më kënaqin tri pikët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:31

Apolonia FB Kategoria e pare Të fundit

Fitorja ndaj Ilirisë, Mërgjyshi: Ishim pragmatistë, më kënaqin tri pikët

Apolonia mposhti me rezultatin 1-0 Ilirinë ditën e djeshme, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme në transfertë. Pas ndeshjes, ka folur edhe trajneri Mërgjyshi, i cili është shfaqur i kënaqur me 3 pikët e marra.mergjyshi

“Jam i kënaqur, sidomos për marrjen e pikëve, sepse e dinim që për vetë situatën ku ndodheshim ne dhe kundërshtari, do të ishte një ndeshje shumë e luftuar. Përfituam nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare pjesën e dytë, por gjithsesi gjatë gjithë lojës e kemi kërkuar fitoren.

Nuk është se krijuam shumë raste, por Ilirisë nuk i lejuam të na krijonte rrezikshmëri. Kishim shumë mungesa në këtë ndeshje, ndaj dhe jam i kënaqur për marrjen e tri pikëve. Pretendimet janë të qarta dhe tani kërkohet të jesh pragmatist, siç ishim edhe në këtë ndeshje.

Duhet të vazhdojmë të marrim pikët dhe të shpresojmë që të na rikuperohen lojtarët e dëmtuar dhe sa më shpejt t’i kemi pjesë të formacionit. Gjithsesi, kemi forca dhe do të luftojmë deri në fund për të qenë në Superiore”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com