Fitorja ndaj Flamurtarit, lojtarët e Skënderbeut harbohen në “pub”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 17:21

Fitorja ndaj Flamurtarit, lojtarët e Skënderbeut harbohen në “pub”

Rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë më parë, në Vlorë, Skënderbeu nuk kishte treguar kaq karakter sa tregoi ndeshjen e së hënës. Pavarësisht se me pjesën më të madhe lojtarë të rinj dhe me shumë lëvizje në fushë, të besuarit e Shehit treguar grintë dhe karakter loje, duke dominuar takimin në pjesën më të madhe.

Skenderbeu

Fitore kjo më se e merituar për Skënderbeun, që solli më pas festë në kampin bardhekuq. Korçarët u harbuan deri pas mesnate në një prej klubeve, duke festuar kështu në mënyrën më të mirë të mundshme fitoren në Vlorë.

Skenderbeu44

Takim i radhës është ai me Tiranën, që do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të pezullimit të stadiumit pas ngjarjeve të ndodhura në javën e parë të kampionatit kundër Partizanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"