Fitorja ndaj Egnatias, Stenio Zhunior i entuziazmuar: Vetëm fillimi i një rruge të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 12:39

Fitorja ndaj Egnatias, Stenio Zhunior i entuziazmuar: Vetëm fillimi i një rruge të…

Partizani arriti të triumfonte dje ndaj Egnatias në transfertë me rezultatin 0-3, falë golave të Esat Malës, Xhuliano Skukës dhe Arinaldo Rrapajt.

PARTIZANI

Për këtë sukses ka menduar dhe sulmuesi brazilian i të kuqve, Stenio Zhunior, i cili në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka postuar një foto të suksesit të “demave” ndaj rrogozhinasve duke shkruar se ky është vetëm fillimi për Partizanin:

“Ky është vetëm fillimi i një rruge të vështirë drejt qëllimeve tona, ku gjëja e parë është që të besojmë gjithmonë. +3 shkojmë, hap pas hapi!”, shkroi Zhunior.

30-vjeçari në 15 ndeshje këtë sezon me fanellën e kuqe në Kategorinë Superiore ka realizuar në total 4 gola.

271763616_237628218523483_4629636205652570653_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"