Fitorja ndaj Bylisit është kusht, Laçi apel tifozëve: Vetëm bashkë mund t’ia dalim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 12:40

Fitorja ndaj Bylisit është kusht, Laçi apel tifozëve: Vetëm bashkë mund t’ia dalim…

Laçi pret kthesën e madhe. Kur kampionati po hyn në një fazë tejet interesante, kurbinasit nuk duan më gabime. Java e 7-të i rikthen në shtëpi dhe përballë do të kenë Bylisin. Një kundërshtar që vjen nga Kategoria e Parë, por ka dëshmuar se është surpriza më e madhe e këtij sezoni. Duke qenë nën presionin e pikëve, drejtuesit kanë menduar që të kenë si “bonus” tifozët në këtë duel. Klubi bardhezi ka vendosur të lejojë hyrjen e tifozëve falas në tribunën ballore, ndërkohë që i fton ata të jenë të shumtë në stadium.

Ndeshja Laçi-Partizani

“Rikthehemi në shtëpi pas dy barazimeve në transferta. Do kishim dashur të merrnim më shumë pikë, por nuk ia kemi dalë. Nuk duam të futemi në analiza dhe të mbajmë kokën pas. Është koha të shohim përpara, së bashku. Prandaj, ju ftojmë të dielën të jeni në mbështetje të ngjyrave bardhezi. Dashuria për ekipin e qytetit është e njëjtë në çdo moment. Ejani në stadium, merrni edhe një shok, mik a dashamir dhe të festojmë fitoren.

Bylisi është kundërshtari i radhës, që duhet ta kalojmë. Së bashku kemi treguar që jemi të fortë ndaj kujtdo, ndaj mos mungoni të dielën! Ndeshja nis prej orës 14:00, ndërkohë që në tribunën përballë hyrja do të jetë e lirë. Para Laçi! Tribuna përballë do të jetë falas, ato pas porte vlejnë 300 lekë dhe kryesorja 500 lekë”, shkruhet në njoftimin që klubi kishte postuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

RRESHTIMI – Me seancën e zhvilluar dje, Sulejman Starova u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për javën e 7-të. Këshillat kanë qenë të shumta, ndërsa nuk mungoi edhe një lojë brenda grupit për të përcaktuar njëherë e mirë edhe 11-shen, me të cilën do të sfidojnë ballshiotët.

fORMACIONI I LACIT

Porta i mbetet Stazhillës, në qendër të mbrojtjes Gjoni me Ignjatoviç, djathtas është Fangaj dhe në të majtë një mes Turkajt e Domgjonit. Në mesfushë do rreshtohet e njëjta treshe si ndaj Luftëtarit, konkretisht Deliu-Shehu-Lushkja. Edhe në sulm nuk ka dilema, ndërsa Nuabueze do të ketë mbështetjen e Tekos dhe Xhixhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"