Fitorja ndaj Butrintit nuk e kënaq trajnerin e Apolonisë, Kanarsa: Mund të shënonim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 16:23

Fitorja ndaj Butrintit nuk e kënaq trajnerin e Apolonisë, Kanarsa: Mund të shënonim më shumë

Juri Kanarsa nuk ka mbetur totalisht i kënaqur nga loja që zhvilluan të tijtë përballë Butrintit, por nuk mohon se Apolonia po rritet nga ndeshja në ndeshje.

kanarsa

Një fitore minimale dhe me zemër në dorë ishte ajo ndaj Butrintit. E megjithatë, italiani vlerëson angazhimin dhe seriozitetin që shfaqin të tijtë në fushë. Gjatë një deklarate të dhënë në përfundim të kësaj sfide, numri një i pankinës së bardhejeshilëve tha: “U gëzohem pikëve që morëm, por jo lojës. Mund të shënonim më shumë dhe duhet thënë që rastet i patëm. Duhet të përmirësohemi ende në këtë drejtim.

E kishim përgatitur në fakt me seriozitet të madh këtë sfidë dhe ishim të bindur që do të merrnim pikët e plota. Në shtëpi synimi ishte fitorja. Ndoshta nuk e kemi nisur mirë sezonin, por duam patjetër të bëjmë një kampionat dinjitoz. Ekipi po rritet nga ndeshja në ndeshje. Djemtë po luajnë më shumë minuta dhe kjo është pozitive”.

Artan Bano:  “E dinim që do ishte e vështirë, nuk dorëzohemi”

bano

Artan Bano e kishte paralajmëruar se do të ishte e vështirë, megjithatë priste diçka më tepër nga kjo transfertë. Nga një ndeshje e zgjidhur prej një penalltie, trajneri nuk ka ku të kapet. Nuk ka në plan që të dorëzohet dhe hapur e thotë që Butrinti i tij do ta bëjë befasinë këtë sezon.

“Nuk ishte e lehtë kjo ndeshje për Butrintin. E kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, pasi e dinim që na priste ‘malore’. Të gjitha transfertat kështu janë në fund të fundit. Ne patëm rastet tona, por nuk ishim të saktë përpara portës. Java e gashtë iku, por nuk kemi pse të dorëzohemi. Le të shohim përpara, pasi ka ende shumë pikë në lojë. Butrinti hyn në çdo ndeshje si i barabartë me kundërshtarët dhe kështu do veprojë gjithnjë. Ne kemi synime që të pozicionohemi lart në tabelë”, tha Bano

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"