Fitorja ndaj Besëlidhjes, Nevil Dede: Dinjitozë edhe në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2022 | 12:38

Fitorja ndaj Besëlidhjes, Nevil Dede: Dinjitozë edhe në elitë

Erzeni është në elitë, por Nevil Dede e donte edhe një fitore të fundit në inferiore. Skuadra ia doli, ndonëse minimalisht.

NEVIL DEDE

“E kishim vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, pavarësisht se objektivi ishte arritur një javë më parë. Donim të kënaqnim edhe tifozët dhe i përgëzoj lojtarët që ia dolën.

U dhanë mundësi të pranishmëve të shihnin një lojë me shumë raste, ndonëse u bë vetëm një gol. Kam bindjen se edhe në sezonin e ardhshëm do jemi dinjitozë në Superiore.

Të bashkuar, do të dimë t’ia dalim”, tha trajneri i shijakasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"