Fitorja ndaj Besëlidhjes, flet Canka: Te Lushnja kemi një grup për tu pasur zili!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 12:45

Fitorja ndaj Besëlidhjes, flet Canka: Te Lushnja kemi një grup për tu pasur zili!

Lushnja e donte me forcë këtë fitore. Dy herë radhazi nuk mund të gabonin. Këtë e thotë edhe Mikel Canka, autori i golit të parë. Kapiteni e quan më se të merituar fitoren, ndërsa rrëfen se as barazimi nuk i befasoi. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi vlerëson edhe punën e bërë në ekip.

Canka

“Vinim pas një humbjeje dhe ishim të përgatitur për ta kaluar me sukses Besëlidhjen. Nuk kishim rrugë tjetër. Ekipi tregoi grintë dhe mentalitet fituesi.

Ne nuk u befasuam as nga barazimi, pasi edhe kundërshtari kishte pretendime.

U rikthyem në pjesën e dytë të bindur për fitoren. Unë mendoj se kemi një grup që ka punuar mirë dhe që është për t’u pasur zili”, deklaroi kapiteni Mikel Canka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"