Fitorja ndaj Barcelonës, Marota vendos për të ardhmen e Inzagit: Nuk ka dyshime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 16:26


Fitorja ndaj Barcelonës, Marota vendos për të ardhmen e Inzagit: Nuk ka dyshime…

Xhuzepe Marota është përpjekur të qetësojë ambientin rreth Interit që para ndeshjes me Barcelonën, duke konfirmuar në krye të pankinës së Interit, Simone Inzagin, pavarësisht rezultatit që do të vinte ndaj katalanasve.

inzagi marota

“Interi do të vazhdojë përpara me Inzagin pavarësisht rezultatit. Ne duhet të rigjejmë siguritë tona, është thelbësore ta bëjmë këtë. Është e lehtë t’ia vendosësh fajin trajnerit, por situata duhet parë në tërësi dhe duhen analizuar të gjitha momentet. Për të mbërritur te fitoret, skuadra duhet të mbërrijë nivelin maksimal të lojës dhe ne e presim këtë. Deklaratat e Simones para Romës? Çdo trajner flet atë që mendon, nuk ka kanë shqetësuar”, tha administratori i deleguar i zikaltërve që më pas foli edhe për Milan Shkriniarin që mbrëmë ishte kapiteni i Interit.

“Sigurisht që kur zërat, të cilët qarkullojnë janë të pandërprerë na bezdisin, por djemtë janë profesionistë dhe janë mësuar të luajnë nën presion. Shkriniar është siguri jona, mendoj që do të ishte mirë që të kishte më pak dritare merkatosh, por me Botërorin në mes nuk është aspak sezon normal”, u shpreh drejtuesi.

PANORAMASPORT.AL