“Fitorja na jep qetësi”, sulmuesi Hoxha karikon Besën: Tërbuni ka një… “spiun”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2022 | 12:45

“Fitorja na jep qetësi”, sulmuesi Hoxha karikon Besën: Tërbuni ka një… “spiun”

Kanë mbetur fare pak javë që ky sezon të mbyllet, verdhezinjtë kanë vetëm një qëllim: të qëndrojnë jashtë zonës së rrezikut. Për të ruajtur qetësinë, Edmond Hoxha sheh si zgjidhje vetëm fitoren me Tërbunin.

edmond-hoxha

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi lëshon një batutë edhe për Alsid Tafilin, që të dielën do ta kenë kundërshtar.

“Në pozicionin që kemi aktualisht në klasifikim jemi komodë, por kemi parë se jo pak herë në të gjitha kategoritë, madje kjo ndodh edhe në Superiore, vendet e fundit të marrin aq pikë në 9 apo 10 javë sa nuk i kanë arritur t’i marrin gjithë sezonin. Parë kështu, as Besa nuk është e sigurt nëse nuk ua bën hyzmetin të paktën ndeshjeve në shtëpi, duke filluar nga kjo e diel.

Kemi kaluar tashmë atë goditje psikologjike dhe ndihemi të qetë, grupi është i plotë dhe kemi vetëm një mungesë. Të dielën na pret një ndeshje e vështirë përballë Tërbunit dhe ata kanë brenda tyre një ‘spiun’ me mjaft peshë sikurse është Tafili, që na njeh në detaje. Alsidi na ka ndihmuar mjaft derisa ishte pjesë e Besës dhe vërtet që i druhem formës së tij, pasi ai di të organizojë, udhëheqë një ekip të tërë. Respekt për gjithçka dhe për Besën.

Me sa kam dëgjuar e parë, mbetet ndër më të nderuarit te tifozëria. Po përtej respektit, ne duam dhe do ta mundim Tafilin. Si unë, si kolegu im Meçja do bëjmë maksimumin për të gjetur golat. Kushdo të shënojë nga ne do të jetë njësoj, mjafton të merren pikë”, përfundoi 24-vjeçari.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"