Fitorja minimale ndaj Sportingut, Valverde: Autogolat nuk janë çështje fati, i dërgojmë ne deri te porta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 10:30

Fitorja minimale ndaj Sportingut, Valverde: Autogolat nuk janë çështje fati, i dërgojmë ne deri te porta

Ernesto Valverde u gëzohet gjashtë pikëve në dy ndeshje në fazën e grupeve dhe sheh me shumë optimizëm përpara në Europë, ndonëse trajneri i Barcelonës nuk kërkon që të justifikojë katër autogolat e sivjetshëm, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, si çështje fati.

Valverde

“E dimë mirë që për të ecur përpara në Europë, edhe duhet të vuash. Transfertat në Portugali janë gjithmonë të vështira, por ndeshjen e dominuam ne nga fillimi në fund. Autogolat, çështje fati?

Absolutisht jo, sepse për të detyruar kundërshtarët që të realizojnë gabimisht në portën e tyre, duhet të jemi ne ata që duhet ta dërgojnë topin deri pranë portës kundërshtare dhe këtë dimë ta bëjmë shumë mirë. Prandaj nuk është absolutisht çështje fati, por meritë e jona.

Suarez nuk e pranoi zëvendësimin? Jo, kur erdhi në pankinë desha të sqaroja me atë një situatë loje, që ndodhi, përpara zëvendësimit të tij. Nuk kishte asnjë problem me të.

Lider në kampionat dhe në Champions? Jemi të kënaqur me rezultatet, njohim vetëm fitore, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vend për të punuar dhe për t’u përmirësuar. Përkundrazi…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"