Fitorja me tre gola ndaj Bolonjës, flet Alegri: Titulli? Nëse Juventusi bën disa hapa të mirë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 9:23

Fitorja me tre gola ndaj Bolonjës, flet Alegri: Titulli? Nëse Juventusi bën disa hapa të mirë…

Masimiliano Alegri e ndiente se me rikthimin e lojtarëve nga infermieria disa gjëra mund të ndryshonin për mirë dhe tani pret edhe Kiezën e Pogbanë që të vërë në funksion planin e tij të plotë, titullin kampion tek i cili ai beson ende:

ALEGRI 1

“Unë jam realist dhe renditja thotë se kemi 13 pikë. Dhe nëse të tjerët kanë nga 20 apo 17 do të thotë se ne duhet të bëjmë një ndjekje jo vetëm të rëndësishme, por galoponte nëse duam që të rikthehemi në luftë për titullin.

Sigurisht që asgjë nuk është e pamundur, por nëse bëjmë disa hapa të duhur deri në pauzën e Botërorit, njësoj siç rikuperuam edhe në fundvitin e kaluar, ndoshta ndoshta mund të jemi edhe ne për titull.

Gjithsesi, detyra e Juventusit deri tani është që të rikthehet në lojë edhe për Championsin, duke fituar dy ndeshjet kundër Makabit, pasi të fitosh të ndihmon të fitosh.

Milik? E kush e priste të kishte këtë impakt, por më besoni edhe kur them se Rabio do të bëjë një sezon të madh sivjet”, përfundoi Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"