Fitorja me Teutën, ja shpërblimi që premtoi Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 11:50

Fitorja me Teutën, ja shpërblimi që premtoi Gjici

Kapiteni Ylli Shameti i dëmtuar, e njëjta gjë edhe me titullarin tjetër, Simon Rrumbullaku, por tersi vijoi gjatë lojës me Besar Musollin, që u zëvendësua pa u mbyllur mirë pjesa e parë. Mirëpo, Kukësi fitoi në Durrës dhe duket se një motiv ekstra për karikimin e ekipit ishte edhe takimi me presidentin Safet Gjici para ndeshjes.

gjici

Kreu i klubit u kërkoi lojtarëve që të japin maksimumin në këtë takim, natyrshëm që ta fitonin atë. Për më tepër, që për fitore ai premtoi dhe premio. “Panorama Sport” zbardh ndër të tjera disa prej pasazheve të bisedës së kreut të klubit me ekipin. “Kemi para një ndeshje të rëndësishme për ecurinë tonë. Ju e dini çfarë dua unë, vetëm fitore, ajo më kënaq mua. Futuni në fushë, merrni tri pikët dhe tregoni veten. Do keni dhe premio për tri pikët”, mësohet të ketë thënë presidenti. Ekipi hyri në fushë dhe bëri më të mirën, ndërsa tani futbollistët presin shpërblimin që kreu i klubit iu premtoi. Me shumë gjasa shuma do të jetë rreth 20 milionë lekë të vjetër, por nuk ka ende konfirmim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"