Fitorja me poker, Murinjo e ka mendjen te polemikat: Gënjeshtra shitet më shumë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 23:25

Fitorja me poker, Murinjo e ka mendjen te polemikat: Gënjeshtra shitet më shumë!

Roma mori një fitore me poker 4-0 ndaj rivalëve modest të Zorias, por ky trepikësh kualifikon skuadrën e Murinjos për në fazën tjetër të Ligës së Konferencës. Pas ndeshjes, për mikrofonat e ‘’SKY’’, Murinjo i kërkoi gazetave ta linin që qetë Zaniolon pasi sipas tij gënjeshtrat shiten më shumë.

murinjo

Skuadra ka dhënë sinjale inkurajuese: “Shenja e parë ishte kalimi i këtij grupi dhe fitimi i kësaj ndeshje. Ne bëmë shumë mirë që në minutën e parë, duke krijuar shumë raste. Kundërshtari nuk ishte i nivelit të lartë, por ata janë agresivë dhe mund të krijojnë vështirësi. Jemi të lumtur që kemi ecur përpara”.

Shumë lajme të mira, duke përfshirë performancën e Zaniolos: ‘’Pankina kundër Venecias ishte pasojë e një jave në të cilën ai nuk u stërvit dhe e dyta ishte zgjedhja ime duke pasur parasysh sistemin e ri. Sot ai luajti shumë mirë: e prisja me ekipin dhe anasjelltas dhe mora përgjigjen që kërkoja. Më pëlqeu qëndrimi i tij”.

Sa duhet të rritet Abraham?: “Edhe ai po rritet si të tjerët. Ekipi im përbëhet nga djem të mirë, të cilët përbëjnë një grup edhe në disfatë. Abrahami vjen nga një realitet tjetër dhe nga një ekip gjithmonë dominues dhe me sulmuesin që shërben vetëm për të shënuar gola. Këtu, megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme të punosh për ekipin dhe kjo e kufizon edhe për sa i përket lodhjes, sepse nuk ishte mësuar me të. Ai mund të shënojë më shumë gola dhe do t’i shënojë, por unë jam i lumtur sepse qëndrimi i tij po ndryshon. Mund të kishim bërë më mirë si në Serinë A ashtu edhe në Ligën e Konferencës, por jam i lumtur që punoj me këta djem. Zaniolo ka potencial të madh, por ka shumë për të mësuar në nivel taktik dhe sjelljes. Ai duhet të jetë gjithmonë i vetëdijshëm për talentin e tij, ka një rrugë për të ndjekur dhe nuk duhet harruar se ka pasur probleme të mëdha për sa i përket dëmtimeve. Ndonjëherë ai ka ndjenja negative për këtë, si kundër Juventusit. Le ta lëmë të qetë, dhe gazetat: e kuptoj që gënjeshtra shitet më shumë, por unë jam këtu për ta ndihmuar dhe mendoj se edhe Mançini do të ishte i lumtur”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"