“Fitorja me Kazakistanin na gëzoi pa masë”, Duka mesazh ekipit kombëtar: Kujdes të mërkurën!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 21:35

“Fitorja me Kazakistanin na gëzoi pa masë”, Duka mesazh ekipit kombëtar: Kujdes të mërkurën!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka përgëzoi ekipin kombëtar shqiptar pas fitores së sotme 3-1 ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve. Në rrjetet sociale, kreu i futbollit shqiptar i kërkoi skuadrës të realizojë dhe “metrat e fundit”, të fitojë të mërkurën takimin e fundit me rivalin direkt Bjellorusinë për të kapur vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.
duka2

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores së Shqipërisë ndaj Kazakistanit

Fitorja e sotme ndaj Kazakistanit na gëzoi pa masë ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër, e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim.

Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën, kundër Bjellorusisë. Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto “metra të fundit”. Go Albania!

fuka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"