Fitorja me goleadë ndaj Luftëtarit, te Teuta nuk ka pushim. Ja çfarë ka ndodhur me durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2020 | 18:57

Fitorja me goleadë ndaj Luftëtarit, te Teuta nuk ka pushim. Ja çfarë ka ndodhur me durrsakët

Si të mos mjaftonte goleada e ditës së shtunë, lojtarët e Teutës kanë zbritur në fushë edhe të dielën. Ngjeshja e ndeshjeve dhe sfida e mesjavës në Kupë ndaj Vllaznisë, ka bërë që stafi i durrsakëve të kërkojë zhvillimin e një seance stërvitore shkrythëse.teuta

Trajneri Martini ka zhvilluar një seancë stërvitore edhe me ushtrime specifike, por duke pasur kujdes për të mos ngarkuar futbollistët, sidomos ata që ishin në fushë për fitoren e arritur ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Teuta ka barazuar 2-2 ndeshjen e parë çerekfinale në Shkodër dhe do të presë Vllazninë në ndeshjen e kthimit ku për të kaluar në gjysmëfinale, përveç çdo fitoreje, do të mjaftonin edhe barazimet 0-0 dhe 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"