Fitorja me Erzenin bën me “dhimbje koke” Martinin, drejt Kukësit me dy mungesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 10:05

Fitorja me Erzenin bën me “dhimbje koke” Martinin, drejt Kukësit me dy mungesa

Teuta mori këtë javë një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Erzenit, duke e mundur me rezultatin 2-0. Kjo fitore, i jep jo pak qetësi skuadrës së Edi Martinit në luftën për mbijetesë.

teuta

Këtë javë, bregdetarët do të udhëtojnë në transfertën e Kukësit, ndeshje kjo që do të jetë pas ndeshjes së Kupës me Tiranën. Për shkak të kartonëve të verdhë, “djemtë e detit” nuk do të kenë në dispozicion Lorenco Vilën dhe David Gjinollarin.

Të dy futbollistët do të mungojnë ndaj Kukësit ndërkohë që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet të mërkurën në orën 18:00. Aktualisht, Teuta renditet në vendin e 6 në klasifikim dhe e sheh veten pjesë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"