Fitorja kundër Teutës, Ademi: Jemi përmirësuar shumë, kjo është një ndër ndeshjet më të mira të Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 15:32

Fitorja kundër Teutës, Ademi: Jemi përmirësuar shumë, kjo është një ndër ndeshjet më të mira të Erzenit

Teuta është mundur në shtëpi nga Erzeni me shifrat 1-2. Pas ndeshjes ka folur sulmuesi i Erzenit, Ilirid Ademi.

ADEMI

A shpreson të jesh ti shqiptari që shënon golin e parë tek Erzeni pasi deri tani kanë shënuar vetëm të huajt?

“Nuk ka lidhje fare kush shënon, kemi pas pak mungesë, sepse nuk kemi qenë bashkë shumë kohë, skemi pas shumë komunikim në ndeshje dhe në stërvitje. Jemi përmirësuar në sulm, mesfushë mbrojtje. Ishte një ndër ndeshjet më të mira që kam bërë tek Erzeni”.

Pavarësisht se shënoi dikush tjetër mund të them se ky ishte goli i jot pasi ke bërë një ndeshje të mirë, ishe efikas gjatë gjithë kohës. A ndjehesh mirë me këtë skemë të trajnerit?

“Ka funksionuar mjaft mirë, unë ndjehem shumë komod si sulmues, kam bashkëpunim të mirë me Patrikun, jemi mjaft të kënaqur shpresoj të vazhdojmë me fitore”, tha ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"