Fitorja jetike për Apoloninë, shpërthen mesfushori Hebeja: Boll kemi gabuar, nevojë urgjente për pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 11:16

Fitorja jetike për Apoloninë, shpërthen mesfushori Hebeja: Boll kemi gabuar, nevojë urgjente për pikë

Apolonia nuk e mendon më “blofin”. Vërtet kanë gabuar, por janë të bindur se këtë javë do të gjejnë kthesën e madhe. Përballë Butrintit, llogaritë i bëjnë vetëm me trepikëshin. Këtë e thotë edhe Rubin Hebeja, gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”.

hebeja

Mesfushori mendon se mungesa e “shënjestrës” i ka penalizuar, por edhe ajo e tifozëve. Kur dihet që kanë luajtur në aneks dhe jo stadium, numri i të pranishmëve ka qenë i reduktuar. “Kampionati ka treguar se nuk ka ekipe të lehta dhe çdo ekip të hap punë, brenda dhe jashtë qoftë. Kështu që, përqendrimi ynë duhet të jetë maksimal përballë Butrintit, në mënyrë që të marrim pikët e plota.

Besojmë se kthesa do të vijë këtë të shtunë. Ky është vetëm fillimi i garës dhe nuk kemi pse të dorëzohemi. Kemi hasur vërtet probleme në gjetjen e golit dhe mendoj se kjo na ka penalizuar më shumë. Gjithsesi, ekipi do të tregojë vlerat që ka në vazhdimësi, ndërkohë që rezultatet e këtyre takimeve të para nuk i kemi merituar. Në çdo ndeshje, zbresin në fushë vetëm për të dalë fitimtar. Nuk ia kemi dalë gjithnjë dhe kjo na ka vënë në pozita të vështira. E megjithatë, këtë herë harrojeni blofin.

Jemi në një moment të vështirë dhe kthesa është emergjencë. Shpresoj që të kemi një stadium të tejmbushur, pasi do na bëhet më e thjeshtë. Meqenëse luajmë në stadium, besoj se atmosfera do të jetë elektrizuese dhe kjo do të na motivojë më shumë”, përfundoi Hebeja.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"