Fitorja historike, Duka uron Laçin: Me punë e vetëbesim, kalohet çdo barrierë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 19:27

Fitorja historike, Duka uron Laçin: Me punë e vetëbesim, kalohet çdo barrierë…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm edhe në stadiumin e Laçit, duke parë ndeshjen e kthimit të kurbinasve, ka reaguar për kalimin historik të turit nga ekipi i Besnik Prengës.

duka laska halili ze maria

Duka uron lojtarët dhe të gjithë klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe ia arriti të eliminonte një kundërshtar të fortë. Më poshtë, statusi i plotë i Dukës.

Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë.
Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eleminojë një kundershtar të fortë. Me shumë punë e vetbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg! 
Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar!
Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet. 
Bravo Laçi! Bravo Kukësi!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"