Fitorja e vuajtur ndaj Shkumbinit, Daja: Ishim të lodhur, por më bindën 2 të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 10:17

Fitorja e vuajtur ndaj Shkumbinit, Daja: Ishim të lodhur, por më bindën 2 të rinj

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, është i kënaqur nga ajo që tregoi skuadra e tij, pavarësisht se shënoi vetëm një gol që i mban të favorizuar. Pas sfidës së djeshme, tekniku i kuqezinjve u shpreh: “Në përgjithësi vura re lodhje fizike te disa lojtarë, duke qenë se një ditë përpara sfidës dozat e përgatitjeve ishin tepër të larta.

ilir daja

E vë theksin aty sepse në të kundërt do ishim në 100 përqindëshin tonë dhe nuk do ta diskutonim golin në asnjë moment. Gjithashtu, gërshetimi i formacionit bëri që edhe finalizimi të ishte i dobët në disa raste. Dua të veçoj edhe paraqitjen e mirë të dy lojtarëve 16 e 17 vjeç që premtojnë në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për Rrapajn e Ymerajn që mendova t’u jap hapësira, pasi kampionati është i gjatë dhe Flamurtari ka luksin të ketë alternativa të shumta.

Sa i përket kualifikimit mund të them se kemi hedhur një hap, por do ta vlerësojmë gjithçka deri në fund. Dihet që përveç kampionatit, edhe Kupa nuk do të lihet pas nga ana jonë. Mundësitë janë për të shkuar deri te fitimi i trofeut. Do jemi të përqendruar në të dy frontet. I uroj suksese trajnerit të Shkumbinit, Artan Bano në drejtimin me sukses të skuadrës së tij”, deklaroi trajneri Daja pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"