Fitorja e Teutës ndaj Laçit, e mbani mend çfarë tha kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 12:05

Fitorja e Teutës ndaj Laçit, e mbani mend çfarë tha kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu?

Në fund të ndeshjeve të javës së shkuar ishte kreu i Bashkisë së Kamzës, që deklaroi se Teuta do të fitojë kundër Laçit. Në deklaratën e bërë gjatë emisionit “Fair Play” të moderatores Enkeleida Zeko në televizionin “News 24”, numri një i pushtetit vendor në Kamëz dhe presidenti i klubit kryeqytetas akuzoi se takimet e javës së shkuar, kanë qenë në funksion të atyre që u luajtën dje.

mziu

“Teuta do të fitojë kundër Laçit javën e ardhshme. Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste, të  luajnë fitoren e Teutës”, u shpreh Mziu të dielën e shkuar për sfidën Teuta-Laçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"