Fitorja e merituar ndaj Kukësit, zbardhet axhenda e Skënderbeut para sfidës me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 9:32

Fitorja e merituar ndaj Kukësit, zbardhet axhenda e Skënderbeut para sfidës me Partizanin

Pas fitores me Kukësin, ekipi i Skënderbeut e ka merituar maksimalisht një ditë pushimi të dhënë nga trajneri Ilir Daja.SKENDERBEU

Korçarët kanë kaluar në relaks ditën e djeshme duke zhvilluar vetëm terapi dhe masazhe për të rikuperuar muskujt e lodhur nga ndeshja impenjative me Kukësin ditën e hënë.

Nga sot ekipi do të fillojë të punojë i përqendruar te takimi i radhës kundër Partizanit në transfertë. Një ndeshje delikate kjo, por me pak kujdes për të besuarit e Dajës mund të kalohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"