Fitorja e Besës në frymën e fundit ndaj Apolonisë, flet Magani: Përmbysja, falë shpirtit të garës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 12:00

Fitorja e Besës në frymën e fundit ndaj Apolonisë, flet Magani: Përmbysja, falë shpirtit të garës!

Duke gëzuar dhe festuar me futbollistët pas ndeshjes, Gugash Magani rrëfen për “Panorama Sport” emocionet e mëdha që i fali kjo sfidë me shkallë të lartë vështirësie. Trajneri evidenton se fitorja erdhi falë shpirtit të garës.

magani

“Ishte një fitore me zemër në dorë në fakt. Erdhi vetëm në shtesë, por nuk mund të them assesi që ishte rastësore. Besuam deri në fund dhe u shpërblyem.

Kjo përmbysje erdhi falë shpirtit të garës. Kemi një grup me futbollistë të rinj, që duan sigurisht kohën e vet për t’u afirmuar, pavarësisht pritshmërive tona.

I përgëzoj futbollistët dhe kjo fitore mendoj se do të ndikojë tek ata.

Nëse luajnë me po këtë nerv edhe në takimet e tjera, mendoj se do të arrijmë atë që duhen”, u shpreh mes të tjerash peqinasi i stolit të verdhezinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"