“Fitorja duhet të arrihet me çdo lloj çmimi”, heroi i 4-3 D’Ambrozio: Duhet të përmirësohemi nga viti i kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 22:50

“Fitorja duhet të arrihet me çdo lloj çmimi”, heroi i 4-3 D’Ambrozio: Duhet të përmirësohemi nga viti i kaluar

Mbrojtësi i Interit Danilo D’Ambriozio deklaroi se fitoret në sport paguhen me çdol lloj kostoje. Pasi vulosi triumfin e çmendur 4-3 ndaj Sampdorias, 32-vjeçari u shpreh se Interi ende nuk mund të flasë dot për titullin kampion.
DAmbrosio-Inter-Fiorentina-800x504
“Fitorja duhet të arrihet me çdo kosto, pavarësisht se si shkon ndeshja. Në disa raste kemi qenë të pafat për të mbyllur takimin, por kemi treguar se duam të fitojmë, të luftojmë dhe të ndryshojmë veten. Golat? Nëse vijnë, jam i kënaqur që i shënoj.

Titulli – Jo, ende s’mund të flasim për të. Është një proçes i tërë përmirësimi. Kemi arritur në një pikë që duhet të përmirësohemi nga viti i kaluar.

Fitorja me Fiorentinën – Ishte një fitore e çmendur, rëndësi ka që i kërkuam 3 pikët me çdo kusht”, u shpreh D’Ambrozio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"