Fitorja dhe dopieta ndaj Kukësit, heroi Guindo: I lumtur për golat, Josa na ktheu besimin e humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 14:37

Fitorja dhe dopieta ndaj Kukësit, heroi Guindo: I lumtur për golat, Josa na ktheu besimin e humbur

Saliu Guindo vazhdon të shkëlqejë duke shënuar dopietën e dytë radhazi në ndeshjen që i dha tri pikët Laçit duke e ngjitur në vendin e katërt ekipin kurbinas.

GUINDO

Sulmuesi afrikan ndëshkoi ekipin e Longos dhe tani kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë me 7 gola, po aq sa kanë Edi Basha dhe Taulant Seferi.

Në përfundim të sfidës ai u shpreh si ishte i kënaqur me golat dhe fitoren, teksa tregon se çfarë ka ndryshuar për mirë pas ardhjes së Mirel Josës si trajner.

“Më bëhet qejfi që i shënoj një ekipi si Kukësi. Ata janë ekip i madh në Shqipëri, është nder për mua. Jam shumë i kënaqur që përveçse shënova arritëm të fitonim.

Me ardhjen e trajnerit Josa në drejtim kanë ndryshuar shumë gjëra, kryesorja është që ka ndryshuar mentalitetin dhe skuadrën, na dha besimin që kishim humbur. Sa u përket atyre që futen në fushë, nuk ka rëndësi kush luan apo jo, jemi të gjithë të kënaqur, te Laçi jemi realisht një grup”, theksoi goleadori i skuadrës kurbinase për “SuperSport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"