Fitorja detyrim për Partizanin, por Laçit i kthehet “bisha”. Ja si pritet formacioni i të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 11:35

Fitorja detyrim për Partizanin, por Laçit i kthehet “bisha”. Ja si pritet formacioni i të kuqve

Partizani ka mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje. Mungon qendërmbrojtësi Egzon Belica për probleme fizike dhe pikërisht në ndeshjen kur Laçit i kthehet “bisha” Nuabueze në sulm. Ndërkaq, Mala, Kërçiku dhe Bilali ende nuk kanë kaluar dëmtimet dhe nuk janë të gatshëm as sot.PARTIZANI

Por, lajmi i mirë për Sormanin është rikthimi i Alban Hoxhës në portë, që pavarësisht paraqitjeve të mira të Teqjes në ndeshjet e fundit, ka tjetër prezencë në takimet delikate si ky kundër Laçit. Boldor do të shtrëngojë dhëmbët dhe së bashku me Bitrin do të jenë në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët Idrizaj dhe Trashi.

Në mesfushë Telushi dhe Broja do të jenë “diga” e parë për thyerjen e aksioneve të kurbinasve, ndërsa Melo do të përpiqet të furnizojë me topa sulmuesit. Lëvizshmëria e brazilianit mund të bëjë diferencën në këtë takim.

Capture

Në sulm dilema e vetme është mes Braunit dhe Llanajt në krahun e majtë, ndërsa nga e djathta do të luajë Çinari. Bardhi pritet në majën e sulmit, ndonëse me shumë gjasë do të jetë një “9 false” që do të ndryshojë shpeshherë pozicion me Braunin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"