Fitorja 4-0 ndaj Liverpulit, Guardiola: Nuk kishte gram birre në gjakun e tyre, ju tregoj çfarë pashë kur ata hynë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:41

Fitorja 4-0 ndaj Liverpulit, Guardiola: Nuk kishte gram birre në gjakun e tyre, ju tregoj çfarë pashë kur ata hynë në fushë

Klop nuk dëshiron t’i hiqet asnjë meritë skuadrës së tij. Guardiola nga ana tjetër nuk kërkon të zbehet fitorja e Sitit. “Ne mundëm kampionët, një skuadër të jashtëzakonshme. Ne jemi të zotë të luajmë, ata janë të zotë të luajnë. Unë e pëlqej skuadrën time në çdo ndeshje, u përpoqëm që të luajmë futboll, të marrim rreziqe. Liverpuli është skuadra më e mirë me të cilën jam përballur në jetën time për presingun lart në fushë.guardiola

Ne patëm guximin të luajmë në hapësira të ngushta”, tha trajneri katalanas, i cili nuk e kursen as një batutë për tunelin e duartrokitjeve që skuadra e tij u rezervoi kampionëve kur hynë në fushë: “Është shumë e rëndësishme. Unë pashë tunelin e duartrokitjeve, sesa të përqendruar ishin kur kaluan. Nuk thanë as faleminderit, sepse ishin shumë të fokusuar.

Ata pinë shumë birra këtë javë, por mbërritën këtu pa asnjë miligram alkooli në gjakun e tyre, prandaj kjo na jep shumë merita”, shtoi Guardiola.Eb8e-_JUYAAT96W

Pastaj elozhet për Fill Fodenin, që sa vjen dhe tregon se çfarë kampioni pritet të bëhet: “Të gjithë trajnerëve u pëlqen të punojnë me lojtarë të mirë, Fill është njëri nga këta. Diferenca me të është sjellja. Nuk mërzitet kurrë, nuk ka asnjë ankesë. Unë jam më shumë se i kënaqur me të. Garet Sauthgejt ka një talent të pabesueshëm për kombëtaren e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"