Fitorja 3-0 përballë Milanit, reagon Graham Poter: E kontrolluam lojën, treguam personalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 9:37

Fitorja 3-0 përballë Milanit, reagon Graham Poter: E kontrolluam lojën, treguam personalitet

Graham Poter e ka nisur me fitore aventurën e tij në krye të bluve në Ligën e Kampioneve.

poter celsi

Londinezët kanë kaluar Milanin 3-0 dhe ai nuk e ka fshehur gëzimin, duke vënë në dukje personalitetin e treguar nga skuadra e tij.

“Ka qenë një mbrëmje pozitive për ne. Qasja e skuadrës në fushë ka qenë fantastike. Për ne kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme. Fillimi ka qenë disi nervoz, pasi kishim presionin e rezultatit, por më pas skuadra ka luajtur lirshëm, duke marrë kontrollin e lojës. Goli i parë ishte ai që na dha qetësi, pasi për ne u bë më e lehtë. Në tërësi ka qenë një paraqitje mjaft e mirë si skuadër. Përjashto fundin e pjesës së parë, kur Milani na vuri në vështirësi, për pjesën tjetër e kemi kontrolluar ndeshjen pa rrezikuar shumë”, ka thënë Poter.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"