Fitorja 3-0 në shtëpi, Laçi për formalitet në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 16:18

Fitorja 3-0 në shtëpi, Laçi për formalitet në Gjirokastër

Laçi po kalon një moment të mirë, qoftë në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Fitorja 3-0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Luftëtarit i jep luksin ekipit bardhezi për të udhëtuar drejt Gjirokastrës i qetë.

laci

Të besuarit e Gentjan Mezanit do të mundohen të administrojnë rezultatin e pastër të takimit të parë, në një kohë që pritet të marrin masa për të evituar çdo surprizë të pakëndshme.

Për t’u eliminuar Laçi, duhet një fitore 4-0 e Luftëtarit, një rezultat që kurrsesi nuk shkohet nëpër mend. Mezani ka kërkuar nga lojtarët që të mos nënvlerësojnë takimin, pasi kundërshtari është në formë të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"