Fitorja 3-0 ndaj Lushnjës, trajneri i Pogradecit: Shfrytëzuam rreshtimin e gabuar të kundërshtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2020 | 17:21

Fitorja 3-0 ndaj Lushnjës, trajneri i Pogradecit: Shfrytëzuam rreshtimin e gabuar të kundërshtarit

Pogradeci është çliruar në lojë dhe gola, ndaj Ardjan Abazaj nuk ka si të mos i gëzohet fitores 3-0 ndaj Lushnjës.

Abazaj222

“Në tri ndeshjet e para që kemi humbur, ndoshta e kemi mbajtur shumë topin nën kontroll. Kemi krijuar raste pa fund, por nuk kemi marrë rezultatin. Duke nisur nga ndeshja me Elbasanin dhe vazhduar sot (dje) me Lushnjën, ekipi është shprehur shumë mirë.

Na është çliruar brezi i parë i sulmit. Dhe e kam pritur këtë, pasi angazhohen shumë në stërvitje. Ishim në ‘ngërç’, por kaloi. Në 4 ditë kemi grumbulluar 8 gola dhe shënuar po aq. Fizionomia e lojës sonë, qarkullimi i topit dhe më pas të dalim dhe godasim portën.

Në të tria rastet e golave kemi shfrytëzuar rreshtimin e gabuar të kundërshtarit. Duke parë rezultatin, detyrimisht lihen boshllëqe, në zonat prapa. 3-0 të jep përshtypjen sikur çfarë është bërë, por nuk ishte dhe aq e lehtë”, tha trajneri i liqenorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"