Fitores spektakolare ndaj kryesuesve të Llapit, Liria e Shkëmbit ëndërron titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 16:27

Fitores spektakolare ndaj kryesuesve të Llapit, Liria e Shkëmbit ëndërron titullin kampion

U luajtën paraditen e sotme 4 takimet e vlefshme për javën e 11-të në Superligën kosovare. Fitore spektakolare për Lirinë e Prizrenit, e cila mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0 kryesuesit e Llapit. Skuadra e drejtuar nga tekniku korçar Bledi Shkëmbi e pa veten në avantazh që në minutën e parë me autor Florent Avdylin.

Liria

Bardhezinjtë dyfishuan rezultatin në minutën e 41-të, duke shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes. Autori i golit të dytë ishte 17-vjeçari Zenel Gavazaj, vëllai i mesfushorit Enis Gavazaj që aktivizohet te Skënderbeu.

Liria2

Për ti vënë “kapak” sfidës mendoi Islamaj në minutën e 81-të, duke realizuar golin e tretë. Kjo ishte fitorja e dytë për skuadrën nga Prizreni e cila aktualisht ndodhet në vendin e 3-të, ku ka grumbulluar 18 pikë në 11 ndeshje, 2 më pak se kryesuesit e Llapit.

Lira2

Në sfidat e tjera, Drita barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1, përballë kampionëve në fuqi të Trepça 89’. Në barazim pa gola u mbyll takimi mes Drenicës dhe Ferronikelit.

Renditja

Nuk kanë munguar incidentet në javën e sotme. Në takimin e zhvilluar në kryeqytet mes Flamurtarit dhe Vllaznimit, e cila përfundoi në barazim 1-1. Miqtë barazuan në minutën e 90-të, por kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët vendas të cilët janë futur në fushë duke krijuar kaos. Mësohet se tifozët vendas kanë thyer edhe xhamat e autobusit të Vllaznimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"