“Fitoren ia dedikoj tifozëve”, Bregu: Luftëtarin dhe Flamurtarin i kam në zemër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 19:44

“Fitoren ia dedikoj tifozëve”, Bregu: Luftëtarin dhe Flamurtarin i kam në zemër…

Dejvi Bregu ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Partizanit, ku shënoi dhe një supergol. Në mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh se goli ishte aftësia e tij dhe nuk kishte diçka personale ndaj Partizanit, të cilit i shënon jo rrallë.

bregu

Gol spektakolar? “Ishte gol i këndshëm. Loja një kundër një është e preferuara ime, e tentova dhe fatmirësisht ia dola ta shënoja.

Golat ndaj Partizanit? “Besoj se është zotësia ime, nuk ka lidhje me diçka personale”.

Sa ndikon ana morale dhe a bëni maksimumin me çdo skuadër? “Jo se bëjmë maksimumin vetëm me të mëdhatë, por që besoj në momente të vështira kemi humbur përqëndrimin. Kjo gjë nuk na ndodhur, kur jemi në disavantazh, e lëshojmë lojën, gjë nuk do të ndodhë, siç bemë edhe sot”.

Ikja nga Shqipëria? “Deri në momentin që do jem pjesë e Skënderbeut, do të japë maksimumin. E tregova sot dhe e kam treguar pavarësisht ulje-ngritjeve. Këtë ndeshje ia dedikoi të gjithë tifozëve të Skënderbeut. Do shënoj edhe pas 31-janarit nëse është e shkruar”.

Për kë të vjen më shumë keq, Luftëtari apo Flamurtari? “Nuk ndahet mishi nga thoi. Janë dy ekipe që janë në zemrën time. I uroj më të mirën të dyja skuadrave”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"