Fitore tenistike e Rejnxhërsit, Grezda shënon golin e parë për skocezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 18:54

Fitore tenistike e Rejnxhërsit, Grezda shënon golin e parë për skocezët

Pas disa ndeshjeve mos grumbullim me skuadrën, Eros Grezda i ka kaluar momentet e vështirësisë te skuadra e Rejnxhërsit. Skuadra skoceze ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje kontrolli përballë ekipit të Mathërell-it dhe ka fituar me një rezultat tenistik 6-2.

GREZDAAA

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë me fanellën e Rejnxhërsit, dhe të dytin e ndeshjes së sotme në minutën e 41-të. Grezda u ble me shumë bujë nga skuadra e Rejnxhërsit pasi shikohet nga Xherrard si një lojtar për të ardhmen. Megjithatë ende ai nuk ka marrë minutat e merituara.

RANGERS-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"