Fitore qetësie, Dalipi jep “dhuratën” për lojtarët e Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2021 | 11:34

Fitore qetësie, Dalipi jep “dhuratën” për lojtarët e Tomorit

Tomori e mbylli me sukses vitin. Përtej oshilacioneve, dy fitoret e fundit kthyen normalitetin dhe i japin mundësi ekipit që t’i kalojë në qetësi pushimet. Mundën 0-3 Pogradecin, duke treguar forcën edhe në transferta. E megjithatë, puna për 2021-shin nuk ka mbaruar.

Tomori Dalipi

Klevis Dalipi u ka dhënë “dhuratë” vetëm 4 ditë të lira lojtarëve dhe të hënën do të zbarkojnë sërish në fushë. Stërvitjet do të vijojnë për dy ditë dhe më pas do t’i ndalin, për t’u rikthyer më 6 janar. Klevis Shaqe i gëzohet trepikëshit në Pogradec. Një fitore që konsolidon pozitat dhe i jep mundësi që të marrin frymë lirshëm.

Mbrojtësi i linjës së majtë paralajmëron se do të kthehen më të fortë në janar, periudhë që ndoshta mund të shoqërohet edhe me ndryshime në organikë. “Kjo fitore ka ardhur në momentin e duhur.

Nuk po kalonin momente të mira. Pasi mundëm Turbinën në shtëpi, ia dolëm edhe në Pogradec. Kjo tregon se kthesa nuk ishte rastësore dhe ne e kemi hedhur pas krahëve të keqen. Jemi shumë herë më të qetë edhe në aspektin psikologjik.

Kjo do të na mundësojë të kalojmë të qetë pushimet dhe kemi motivimin e duhur që të kthehemi më të fortë në janar”, përfundoi Shaqe.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"