“Fitore në momentin e duhur”, Devolli pas debutimit me sukses në stolin e Drenicës: Tri pikët ua dedikoj djemve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 17:07

“Fitore në momentin e duhur”, Devolli pas debutimit me sukses në stolin e Drenicës: Tri pikët ua dedikoj djemve

Trajneri i ri i Drenicës Bledar Devolli u shpreh tejet i gëzuar pas debutimit me fitore në stolin e skuadrës drenicake ndaj Trepça 89’ 2-1.

122938539_1356066951403395_6610831796425729178_o
Pas përfundimit të ndeshjes, ish-trajneri i Kastriotit u ndie i kënaqur me faktin që fitorja erdhi mbasi lojtarët ndoqën udhëzimet e tij në stërvitje.

“E dinim që do ishte ndeshje e vështirë sepse Trepça 89′ ka një ekip të organizuar. Në pjesën e parë patëm disa mundësi shumë të mira për shënim, por megjithatë jam i lumtur për djemtë sepse kanë ndjekur urdhërat e mia, dhe këtë fitore u’a dedikoj atyre. Një fitore e duhur në kohën e duhur, punuam në goditjet standarte gjatë këtyre dy ditëve dhe ashtu bëmë dhe në fushë”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Drenicës Bledar Devolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"