Fitore në “frymën e fundit”, Shkëndija triumfon në transfertën e Rabotniçkit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 15:01

Fitore në “frymën e fundit”, Shkëndija triumfon në transfertën e Rabotniçkit

Shkëndija e Tetovës ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Rabotniçkit. Skuadra e udhëhequr nga tekniku Gjoka, ka fituar 1-2, me përmbysje.

shkendija

Rabotniçki kaloi në avantazh në minutën e 6-të me anë të Sarkoskit, por Shkëndija nuk vonoi dhe u përgjigj me penalltinë e kthyer në gol, nga Ibraimi në minutën e 19-të.

Kur çdo gjë dukej se do të përfundonte në barazim në këtë sfidë, Shkëndija ka gjetur golin e fitores, sërish me Ibraimin, në minutën e parë të shtesës.

Kështu tetovarët me këtë fitore kanë marrë trepikët dhe kanë shkuar në vendin e tretë, me 21 pikë, nëntë më pak se Vardari i vendin të parë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"