Fitore në derbi, Mezani: Duam Europën, titulli do të ishte një surprizë akoma më e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2020 | 20:31

Fitore në derbi, Mezani: Duam Europën, titulli do të ishte një surprizë akoma më e bukur

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani u shpreh tepër i gëzuar pas fitores në derbi me Dritën 0-2.
Gentjan-Mezani-1
Në një lidhje direkte me “Supersport”, tekniku vlonjat kërkon që skuadra të realizojë objektivin e pjesëmarrjes në kupat e Europës. Për sa i përket titullit, Mezani e kaloi në plan të dytë.

Në lidhje me dallimet rreth kampionatit në Shqipëri dhe atij në Kosovë, ish-trajneri i Flamurtarit, Laçit dhe Luftëtarit pranon se Shqipëria ka ligë më të mirë futbolli, ndërsa futbolli në Kosovës sipas tij bazohet shumë te forca fizike.

“Fitorja në derbi dhe titulli – Ishte një derbi për qytetin dhe i rëndësishëm dhe për ne. Fitorja po na aftron me objektivin primar, Kupat e Eurpopës. Po të ketë dhe një surprizë më të mirë, do të jemi të kënaqur dhe sikur ta fitonim titullin. Në këto momente, është më e rëndësishme të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ballkani është një ekip për të mos u nënvlerësuar. Do të kemi një luftë.

Derbi pa tifozë – Tifozeritë janë shumë të zjarrta. Kishin vendosur që të mos ketë prani në stadium. Edhe në rrethinat pranë stadiumit nuk ka patur fare tifozë. Ishte urdhër i policisë.
Futbolli është i njëjtë kudo. Në çdo ndeshje duhet të japësh maksimumin.

Superliga jonë është më para, është futboll më i ngadaltë më mbrojtës. Në çdo shtet futbolli është i vështirë. Në Kosovë futbolli është më i fortë fizikisht”, deklaroi Mezani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"