Fitore me roveshatë, Bajerni vazhdon marshimin në Champions (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 20:46

Fitore me roveshatë, Bajerni vazhdon marshimin në Champions (VIDEO)

 

Bajerni Mynih siguroi fitoren e pestë radhazi në Champions pas fitores së sotme në transfertë kundër Dinamo Kievit. Kjo humbje vulosi fatin e ukrainasve, të cilët i japin fund rrugëtimit në Champions.

levandovski

Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat me vendasit më kërkues. Miqtë kaluan në avantazh me sulmuesin Robert Levandovski. Polaku shënoi një super gol me roveshatë në minutën e 14. Koman dyfishoi shifrat për bavarezët. Dinamo u kthye në lojë me Garmash në pjesën e dytë, por vetëm kaq.

Me këtë fitore Bajerni shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse Dinamo e Kievit ngelet me vetëm 1 pikë.

 DINAMO KIEV- BAJERN MYNIH 1-2

70′ Garmash/ 14′ Levandovski, 42′ Koman

 

FORMACIONET ZYRTARE

BAJERN

 

RENDITJA NË GRUPIN E

gr e

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"