Fitore me “perlë” e Teutës, Martini: Objektivi jonë është Europa, s’e prisja që Shkalla të shkonte te Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 18:18

Fitore me “perlë” e Teutës, Martini: Objektivi jonë është Europa, s’e prisja që Shkalla të shkonte te Bylisi

Trajneri i Teutës Edi Martini konfirmoi se objektivi i ekipit durrsak është kualifikimi në kompeticionet europiane.

bandicam 2020-01-26 18-07-50-735

Pas fitores së rëndësishme kundër Bylisit 1-0 falë supergolit të Lorenco Vilës, Martini u shpreh se pavarësisht largimit të qendërmbrojtësit Silvester Shkalla te Bylisi, Teuta e ka përforcuar repartin e mbrojtjes.

Fitore pas humbjes me Laçin – Ishte situatë pak e vështirë. Pas Laçit, situata nuk ishte I mirë I komplimentoj lojtarët për lojën. Për sa i përket ndehsjes, dalja e Arapit dhe kthimi i Aleksit na dobësoi.

Objektivi – Hapat ti hedhim avash avash, Mendoj për ndeshjen e radhës. Objektivi është Europa, nuk dua të ul presionin.

Largimi i Silvester Shkallës te Bylisi – Shkallës i urojmë suksese. Nuk e prisja që të shkonte te Bylisi. Dëmtimi i Arapit na hapi shumë punë. I kemi marrë masat. Goli i Vilës ka vlera të mëdha. Ishte eurogol, por pati vlera për 3 pikë.

Gulibali u shërbye pak në fushë– Vrapon shumë. Nuk është e lehtë që të një lijotar i ri të futet direkt në ndeshje. Uroj të bëhet pjesë më e rëndësishme e ekipit dhe të shënojë sa më shumë gola”, përfundoi tekniku Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"