Fitore me kosto për Dinamon, dy lojtarët e bluve rrezikojnë derbin në kampionat ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 14:00

Fitore me kosto për Dinamon, dy lojtarët e bluve rrezikojnë derbin në kampionat ndaj Tiranës

Dinamos i shtohen problemet me dëmtimet para derbit të së shtunës me Tiranën në kampionat.

SOFRANAK HARIZAJ

Romeo Harizaj dhe Rimal Haxhiu lanë të dy fushën në pjesën e dytë, pasi e kishin të pamundur të vazhdonin nga dëmtimet.

Portieri fierak dëmtoi kaviljen që në pjesën e parë, kur la zonën e tij për të larguar një top të rrezikshëm.

Harizaj u dëmtua gjatë rënies dhe menjëherë mori ndihmën mjekësore, tentoi të qëndronte në fushë, por vetëm 2 minuta pas nisjes së pjesës së dytë ia la vendin Bakajt.

Haxhiu, që luajti si mbrojtës i djathtë, pati një kontraktim dhe u zëvendësua me Ali Samaken çerek ore para fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"