Fitore me ekipin e Kategorisë së Dytë, Plori: Tani të luajmë denjësisht ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2020 | 22:56

Fitore me ekipin e Kategorisë së Dytë, Plori: Tani të luajmë denjësisht ndaj Tiranës

Besëlidhja luajti me rezervat në miqësoren e djeshme me Mirditën në transfertë, ku fitoi 0-2. Mirdita e nisi në sulm dhe Pjetri vuri në vështirësi mbrojtjen lezhjane. Lezhjanët reaguan me Kolecin, por ai u ndal nga mbrojtja mirditore. Në të 26- ën Besëlidhja rrezikoi seriozisht me Berishën, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga Gjini. Goli i parë ka ardhur në minutën e 33-të, kur M.Marku shënoi pasi mori një top nga Fetaj.
Beselidhja
Në pjesën e dytë janë bërë shumë ndërrime, megjithatë loja ka pasur ritëm. Koleci, Merdini dhe M.Marku ishin protagonistë të sulmeve të Besëlidhjes, por pa mundur të shënojnë. Edhe Mirdita rrezikon me Jakun, por priti Vukashinoviç. Hajdari humbi një tjetër rast për golin e dytë, që do të vinte në të 78-ën nga Çokiç, i cili gjuajti fort pas një topi të marrë nga Fetaj.

TRAJNERËT – Pas ndeshjes, trajneri i Mirditës, Lleshi, tha: “Jam i kënaqur me lojën dhe futbollistët, pas 2 javësh stërvitje, pothuajse e kanë marrë formën. Besëlidhja erdhi me rezervat, por niveli i saj dihet, ndaj jam i kënaqur deri diku edhe me rezultatin. Shpresoj që në kampionat skuadra të luajë edhe më mirë. Objektivat tanë janë për Kategorinë e Parë. Besëlidhjes i uroj suksese”.
elvis plori
Elvis Plori, pas këtij testi, ku pa më shumë gjendjen e lojtarëve të stolit, u shpreh: “Luajtëm me ekipin e dytë, pasi doja t’u jepja më shumë minuta atyre që nuk ishin aktivizuar gjatë miqësoreve të mëparshme. Jam i kënaqur me performancën e ekipit dhe rezultatin. Tani duhet të mendoj për ndeshjet e radhës, ku e para është ajo me Tiranën për çerekfinalet e Kupës. Dua që të bëjmë një paraqitje dinjitoze, edhe pse objektivin kryesor kemi kampionatin dhe aty do t’i shkarkojmë të gjitha bateritë”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"