Fitore me aromë “Superlige”, Gjilani i Mezanit “nderohet” nga Bushiç dhe Progni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 16:57

Fitore me aromë “Superlige”, Gjilani i Mezanit “nderohet” nga Bushiç dhe Progni

Gjilani fitoi testin e parë miqësor në Turqi. Skuadra që drejtohet nga tekniku vlonjat Gentian Mezani mposhti minimalisht kundërshtarët e Nefçi Koçkorit nga Kirgistani.

gjilani

Autorët e kësaj fitoreje ishin ish-sulmuesi i Teutës dhe Flamurtarit Tomislav Bushiç dhe ish-mesfushori i Teutës dhe Partizanit Gerhard Progni.

Kroati shpërbleu më së miri krosimin e Prognit duke dërguar me kokë topin brenda në rrjetën e skuadrës nga Kirgistani.

Gjilani i këtij sezoni predominohet nga ish-futbollistë të kampionatit shqiptar si: Franc Veliu, Sebino Plaku, Erlis Frashëri, Muhamet Useini, Gerhard Progni dhe Tomislav Bushiç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"