Fitore e pastër ndaj Vllaznisë, Laçi bën lëmsh llogaritë e Superiores (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 16:02

Fitore e pastër ndaj Vllaznisë, Laçi bën lëmsh llogaritë e Superiores (Video)

Një fitore e pastër 3-0 e Laçit ndaj Vllaznisë sot ka kthyer plotësisht në garën e mbijetesës kurbinasit, si dhe ka bërë lëmsh të gjitha llogaritë për qëndrimin në Superiore.

Suksesi i sotëm ka qenë më se i merituar përballë Vllaznisë që rrallëherë ka vënë në vështirësi portën e ekipit kurbinas. Goli me penallti i Vucajt në fundin e pjesës së parë ishte rrjedhojë e një loje në sulm të vendasve, të cilët më pas kanë thelluar diferencën me Qaqin dhe Mensah në pjesën e dytë, përballë shkodranëve që nuk reagonin, plotësisht të dorëzuar.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet ndeshja me suksesin 3-0 të vendasve.

90′ Sinjalizohen dy minuta shtesë në këtë takim.

81’ Fangaj në lojë për ekipin e Laçit, me Nicën që mbyll zëvendësimet për t’i dhënë frymëmarrje ekipit dhe për të freskuar manovrën e ekipit të tij sidomos në fazën mbrojtëse.

74’ Kryhet edhe zëvendësimi i fundit për skuadrën e Vllaznisë, Kruja zë vendin e Krymit.

73’ Vjen edhe goli i tretë për skuadrën kurbinase. Mensah arrin të mposhtë Selimajn për të realizuar golin i cili praktikisht mbyll ndeshjen pasi Vllaznia duket plotësisht e dorëzuar. 3-0

54’ Lëviz menjëherë Cungu, i cili aktivizon Bardullën në vend të Çinarit, duke shpresuar që mesfushori të arrijë të prodhojë diçka për të kthyer rrjedhën e lojës në favor të skuadrës së tij.

Laci gol Tiranes

52’ Kombinim Mensah-Serxhio Zhunior në krahun e majtë, pasimi në qendër gjen të lirë Qaqin i cili i ardhur në ndihmë të sulmit, mposht Selimajn me një gjuajtje tokazi me të majtën. 2-0.

46’ Fillon me zëvendësim në radhët e skuadrës vendase kjo pjesë e dytë, ku Shala zë vendin e Abraham në krahun e majtë të mbrojtjes.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Këtë herë ka 11-metërsh. Vucaj shënon golin e avantazhit nga pika e bardhë e penalltisë, e shkaktuar nga Gocaj. 1-0 për Laçin.

42’ Vucaj gjuan nga jashtë zonës, topi mbërrin te Mensah i cili rrëzohet në zonë. Protesta të kurbinasve që kërkojnë 11-metërsh, por Sokoli bën shenjë që loja të vazhdojë.

35′ Fillon të ndizet ndeshja, Vucaj dhe Vrapi përfundojnë në listën e të ndëshkuarve për këtë ndeshje, duke marrë të dy kartonë të verdhë.

20’ Harkim i gjatë në zonën e Vllaznisë, Gjoni me kokë provon të dërgojë sferën në rrjetë por nuk ia del të gjejë kuadratin.

10’ Edhe Jonuzi ka një mundësi të mirë shënimi me një tentativë drejt portës shkodrane, Selimaj është përsëri i vëmendshëm.

8’ Kurbinasit provojnë të shënojnë një gol të shpejtë që do të bënte më të thjeshtë këtë takim. Serxhio Zhurior gjuan nga distanca, duke detyruar Selimajn të devijojë sferën jashtë kuadratit me vështirësi.

1′ Nis ndeshja në Laç.

Laçi-Vllaznia 3-0
45′ (p) Vucaj, 52′ Qaqi, 73′ Mensah

Laçi: Selmani, Musaj, Qaqi, Lulaj, Abraham (46′ Shala), Nika (78′ Dema), Jonuzi, Gjoni (81′ Fangaj), Serxhio, Vucaj, Mensah.

Trajner: Stavri Nica

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Pjeshka, Gurishta, Vrapi (66′ Hajdari), Krymi (74′ Kruja), Tafili, Çinari (54′ Bardulla), Shtubina, Hebaj.

Trajner: Armando Cungu

KV: Vucaj / Vrapi, Gocaj, Tafili, Pjeshka, Bicaj

Gjyqtar: Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"