Fitore e parë e djemve të Beqirit, Shqipëria e mbyll me triumf kundër Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2019 | 15:59

Fitore e parë e djemve të Beqirit, Shqipëria e mbyll me triumf kundër Moldavisë

Shqipëria U-17, e drejtuar nga Elvis Beqiri, ka arritur të mbyllë me fitore turnen “Mercedez Benz Cup 2019” , ndaj Moldavisë, me rezultatin 2-1.

beqei

Titullarët e Kombëtares së të rinjve ishin: Bekteshi, Burgaj, Preka, Gjuzi, Dervishi, Papa, Kasemi, Mitaj, Pengu, Doko, Dervishi.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi në barazim 0-0.  Pjesa e dytë për kuqezinjtë nisi vrullshëm. Në minutën e 56-të ka qenë Ilir Gjuzi, ai që ka shënuar për Shqipërinë, ndërsa në minutën e 58-të, ka ardhur goli i dytë,i realizuar nga goditja e dënimit prej kapitenit Mario Mitaj. Për moldavët ka shënuar Frate në minutën e 82-të.

Kujtojmë që Shqipëria në dy ndeshjet e para kishte dy humbje. Njëra prejt tyre ishte me Anglinë 0-2, ndersa tjetra përballë Turqisë, me rezultatin 3-1.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"