“Fitore e merituar”, Memelli pas kualifikimit në Kupë: Besojmë deri në fund, synimi jonë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 15:46

“Fitore e merituar”, Memelli pas kualifikimit në Kupë: Besojmë deri në fund, synimi jonë është…

Migen Memelli është i kënaqur që Skënderbeu u kualifikua në gjysmëfinale, por mendjen e ka te mbijetesa në Superiore. Trajneri i korçarëve foli pas ndeshjes, duke theksuar se ishte një fitore e merituar.

MEMELLI

“Ishte një fitore e merituar. Pas golit të dytë na u thjeshtësua loja, ndërsa goli i tretë mbylli gjithçka. Synimi jonë është mbijetesa në Superiore, jo Kupa. Do të bëjmë gjithçka për të qëndruar në elitë, edhe pse e dimë që është e vështirë. Ne besojmë deri në fund”, ka thënë Memelli pas ndeshjes për “Panorama Sport”.

Ndërkohë që për “Supersport”, Memelli u shpreh: “E kishim vlerësuar ndeshjen me Dinamon në maksimum. Është merita e lojtarëve, gjërat u bënë mirë në fushë. Goli erdhi shpejt. Pasi dyfishuam rezultatin shkuam në dhomat e zhveshjes më të qetë. Pas golit të tretë, menduam që të hedhim në fushë lojtarët që kanë pasur më pak minuta.

Kemi ndeshjen me Apoloninë, por gjithsesi shumicën e skuadrës e hodhëm në fushë. Rrotacioni në këto ndeshje është i vështirë. I uroj lojtarët për këtë fitore dhe suksese. Tani nuk e dimë se si do biem në gjysmëfinale, por objektivi është qëndrimi në Superiore. Nuk e di nëse do e falja Kupën për mbijetesën. Duhet edhe pak fat dhe sforco për këto 12 javë të mbetura.”

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"