“Fitore e madhe”, reagon presidenti Duka: Ndjehem krenar për Kombëtaren! Historia vazhdon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 20:22

“Fitore e madhe”, reagon presidenti Duka: Ndjehem krenar për Kombëtaren! Historia vazhdon…

Shqipëria arriti të siguronte vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve, teksa mposhti Bjellorusinë me rezultatin 3-2. Një fitore e madhe kjo për kuqezinjtë që erdhi në çastin e duhur.

dUKA PRESIDENTI

I emocionuar për këtë triumf ka qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka deklaruar se ndihet krenar për Kombëtaren dhe stafin e tij, duke e cilësuar vendin e parë një objektiv i realizuar.

POSTIMI I DUKËS:

Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrificë, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…

Duka6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"