Fitore e madhe ndaj Partizanit, Vllaznia shpëton nga rënia. Mbyllet sezoni i rregullt në basketboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2019 | 20:43

Fitore e madhe ndaj Partizanit, Vllaznia shpëton nga rënia. Mbyllet sezoni i rregullt në basketboll

Superliga në basktbollin e meshkujve uli sot siparin e sezonit të rregullt me ndeshjet e javës së 20-të.

basketboll partizani vllaznia

Vllaznia ja del në javën e fundit dhe i shpëton rënies nga kategoria falë fitores së arritur në kryeqytet ndaj Partizanit duke përfituar nga humbja  Kamzës ndaj Goga Basket. Do të jetë Kamza ekipi që zbret në kategorinë e dytë, ndërsa shkodranët do të ndeshen në play out ndaj kryeqytetasve të Invaders.

Ndërkohë, në takimin tjetër, Teuta fitoi përballë Tiranës. Në fazën play-off ndërkohë, do të luajnë Goga Basket, Teuta, Partizani dhe Tirana.

Partizani – Vllaznia 86-89

Goga Basket – Kamza 104-93

Tirana – Teuta 70-83

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"