“Fitore e madhe ndaj Juventusit”, Pioli: Ndihem shumë mirë në stolin e kuqezinjve, nuk mendoj për 3 gushtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 15:59

“Fitore e madhe ndaj Juventusit”, Pioli: Ndihem shumë mirë në stolin e kuqezinjve, nuk mendoj për 3 gushtin

E kishte parandier se një fitore e tillë do të vinte këtë sezon në tentativën e katërt dhe ia doli. Në tri tentativat sezonale Milani nuk humbiste në fushë kundër Juventusit, ndërsa Stefano Pioli arriti më në fund që të marrë më të mirën ndaj tyre dhe sigurisht edhe fitoren e tij të parë në karrierë ndaj bardhezinjve.

pioli

“Komplimente për ndeshjen e lojtarëve të mi. Ishte një ditë e madhe dhe një fitore e tillë. Puna që bëmë në ‘Milanelo’ ishte e rëndësishme, skuadra është mirë, luan, jam i kënaqur edhe pse nuk kemi bërë ende asgjë.

Në 20 ditë luajmë gjithçka. Mendojmë për Napolin. Është një kënaqësi e madhe, por duhet të jemi të përqendruar. Gjithçka po bëjmë po përmirësohet. Niveli është i lartë dhe nëse gabon diçka e paguan”, tha tekniku i Milanit, i cili pyetjeve se çfarë do të ndodhë pas sezonit me stolin e tij, ai i vazhdon t’i driblojë me elegancë.

PIOLI

“Nuk mendoj për atë që do të ndodhë më 3 gusht, jam i përqendruar tek ajo që po bëjmë. Puna e stafit është e rëndësishme. U treguam të zotë që shfrytëzuam episodin e penalltisë. Ishim mirë në fushë.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Na surprizuan, por mentaliteti i skuadrës po bën diferencën. Shpresoj që të arrij objektivin për të cilin jam thirrur, nuk mendoj për datën 3 gusht. Më pëlqen të stërvis dhe këtu ndihem mirë. Nuk mund të mendoj për të ardhmen dhe situatat që nuk varen nga unë”, përfundoi trajneri i “Djallit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"