Fitore e madhe e Dinamos, goditje e rëndë për Apoloninë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2017 | 15:09

Fitore e madhe e Dinamos, goditje e rëndë për Apoloninë (VIDEO)

Dinamo ka arritur të marrë një fitore të madhe ditën e sotme në Fier, teksa ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 1-3 në ndeshjen hapëse të javës së 15 në Grupin B të Kategorisë së Parë.

alikaj dinamo

Spektakli i ndeshjes u ruajt i gjithi për në pjesën e dytë, teksa 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Nigeriani Ejoh kaloi dinamovitët në avantazh në minutën e 58, por në të 67-n ishte Krasniqi që ktheu shifrat në barazpeshë.

Megjithatë blutë e kryeqytetit ishin të vendosur për të marrë 3 pikët dhe në minutën e 78 kaluan në avantazh me anë të Gërxhos i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi i shkaktua nga portieri Çako, i cili la ekipin vendas me 10 lojtarë pas një goditjeje me bërryl ndaj Ejoh.

Ndërkohë në minutën e 84-t ishte Alikaj ai që i vuri vulën fitores së Dinamos me një goditje fantastike nga jashtë zonës duke shënuar golin e tretë.

Me këtë fitore, të besuarit e Igli Allmuçës ngjiten përkohësisht në vendin e 6 në renditje me 17 pikë, ndërsa skuadra e drejtuar nga Elidon Demiraj bie përkohësisht në vendin e 5-të duke mbetur në kuotën e 19 pikëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"